Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kur ishte çështja e demarkacionit, e opozita protestonte në rrugë, koalicioni bënte thirrje për opozitën të kthehet në Kuvend, sepse aty është vendi për të debatuar.
Sipas tij, tash kur opozita po kërkon debat për rastin e Astrit Deharit në Kuvend, koalicioni qeverisës po refuzon me metoda të ndryshme vetëm për të mos lejuar debatin.
Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:
“Kur ishte çështja e demarkacionit, e opozita protestonte në rrugë, koalicioni bënte thirrje për opozitën të kthehet në Kuvend, sepse aty është vendi për të debatuar.
Kur opozita po kërkon debat për rastin e Astrit Deharit në Kuvend, koalicioni qeverisës po refuzon me metoda të ndryshme vetëm për të mos lejuar debatin”. /Telegrafi/