Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kanë përfunduar punimet në sanimin dhe shenjëzimin e disa prej parkingjeve në lagjen Dardania.
Ahmeti në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se me sanimin dhe shenjëzimin e punimeve lagja ka marrë një pamje tjetër.
“Kanë përfunduar punimet në sanimin dhe shenjëzimin e disa prej parkingjeve në lagjën Dardania dhe tashmë kanë një pamje krejt tjetër”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/