Site icon Telegrafi

Ahmeti-Bushati: E vetmja alternativë për rajonin e Evropës jug-lindore është integrimi i plotë në NATO dhe BE

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali ahmeti, në Shkup e priti ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në takim kanë biseduar për referendumin e 30 shtatorit, marrëdhëniet bilaterale, si dhe për gjendjen e përgjithshme politike në rajon.

Kryetari Ahmeti ka theksoi se fushata e referendumit zhvillohet në mënyrë të shkëlqyer, se prania e qytetarëve është e kënaqshme dhe se më 30 shtator pritet rezultat pozitiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Bushati: Qytetarët e Maqedonisë ta mbështesin procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti falënderoi Shqipërinë për përkrahjen që e jep për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Bushati dhe Ahmeti thanë që e vetmja alternativë për rajonin e Evropës jug-lindore është integrimi i plotë në NATO dhe Bashkimi Evropian.

Në takim u diskutua edhe për situatën në rajon, barazia gjuhësore, si dhe për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit./Telegrafi/

Exit mobile version