Site icon Telegrafi

Ahmeti: Bizneset me qira që janë pronësi të NPB-së do të lirohen për dy muaj nga pagesa

Kuvendi komunal i Prishtinës pritet të aprovojë pakon ekonomike emergjente me një sërë masash për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke folur për angazhimin komunal për të luftuar parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19 tha se nesër do t’i testojnë 25 persona në kryeqytet si të dyshuar për COVID-19. Derisa bëri të ditur se 13 punëtorë shëndetësor që punojnë në QKMF të në Prishtinë janë në vetizolim.

Krahas kësaj i pari i kryeqytetit renditi të gjitha pikat dhe masat që përfshinë pako emergjente komunale.

Lexo po ashtu Ahmeti thotë se edhe pas 13 prillit, Prishtina do të vazhdojë me orë policore në orar të njëjtë

Sipas tij kjo është pako emergjente një, kurse së shpejti do të miratohet Pako Emergjente 2.

“Sigurimi i 5000 pakove higjienike dhe ushqimore, pajisje shëndetësore dhe dezinfektuese. Gjitha bizneset që janë me qira në lokale që janë pronësi të NPB do të lirohen nga pagesa për pjesën që nuk mbulohet nga qeveria dhe pagesa e terasave për një vit të lokaleve të gastronomisë”, tha ai.

Ahmeti në mbledhjen e kuvendit komunal të ditës sotme tha se buxheti dhe të hyrat e kryeqytetit tashmë është e qartë që do të ketë humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version