Site icon Telegrafi

Ahmeti: Biseduam për shumë çështje, gjuha shqipe do të jetë zyrtare

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të që pati me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se së bashku kanë biseduar për shumë çështje dhe për dallimet që i kanë partitë e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me kryetarin e LSDM-së janë biseduar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhje të problemeve dhe ky komunikim duhet të vazhdojë më tutje për të gjetur zgjidhje më të mirë për qytetarët e Maqedonisë zgjidhje që do të prodhojë stabilitet në gjitha fushat, mbetet që BDI së shpejti të ftojë organet drejtuese të vazhdojnë analizat mbi opsionet që i ka paraqitur para opinionit dhe të shohë e të vendosë për opsionin më të pranueshëm dhe të realizueshëm për vendin por edhe për qytetarët. Sigurisht që janë biseduar shumë gjëra që kanë mbetur pa u harmonizuar, mbetet çështje e ekspertëve që do të marrin orientimet e tyre se si të mund të përmbyllin ato çështje ku ka dallime”, deklaroi Ahmeti.

Ai gjithashtu deklaroi se në këtë takim nuk është biseduar për ndërtime të koalicionit./Telegrafi/

 

Exit mobile version