Site icon Telegrafi

Ahmeti, për shpifje bën gati padinë e tretë ndaj LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka fajësuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për dëbimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen Dardania.

“Ky rast paraqet keqtrajtim të banorëve dhe familjeve të tyre. Dega e IV-të e LDK-së në Prishtinë, vlerëson se përgjegjësia politike, morale dhe profesionale para së gjithash bie mbi Kryetarin e Komunës, z. Shpend Ahmeti. Në vlerësimin tonë të kujdesshëm dhe të pa nxituar, dëbimi me forcë i këtyre banorëve shpërfaq mentalitetin keq-qeverisës me Prishtinën, nga ana e Kryetarit të Komunës së Prishtinës”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Lexo po ashtu LDK fajëson Shpend Ahmetin për dëbimin e familjeve në Dardani

Lidhur me këtë deklaratë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ahmetit, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se do ta padisë LDK-në, për të tretën herë me radhë – për shpifje.

“Është interesant kjo puna e LDKsë Prishtinë.

Në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndermarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim, tash Gjykata zbaton vendimin, ndërsa Shpend Ahmeti fajin.
P.S. Të hënën kjo do të jetë padia e tretë me radhë për shpifje” (sic.), ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version