Site icon Telegrafi

Ahmeti: BDI do të angazhohet për zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot pas takimit me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Ivo Vajgl deklaroi se BDI-ja tërësisht mbetet e angazhuar në zbatimin e reformave dhe në zgjidhjen e problemeve, si dhe në çështjen me emrin dhe çështjet tjera që mbetet të zgjidhen me vendet fqinje.

“Guximshëm do të kërkojmë dhe do të punojmë në drejtim të reformave të përmendura jo vetëm në gjyqësi, por edhe në sfera tjera dhe do të jemi pakompromis në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si vlera të cilat jo vetëm që i kërkon BE-ja, por si vlera të cilat na fisnikërojnë dhe përforcojnë neve si shtet. Ky mbetet përcaktimi i ynë dhe siç ju them unë juve, këtë ua thash edhe eurodeputetëve që këtë ta transmetojnë në strukturat e Evropës”, tha Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti, siç tha, iu falënderua eurodeputetëve Vajgl dhe Kukan për ndihmën e deritanishme dhe aranzhmanet e ardhshme për zhvillim të proceseve në Maqedoni, si dhe ndihmën që do ta japin në drejtim të integrimit të vendit në BE dhe përforcimin e porocesit reformues, posaçërisht në sundimin e së drejtës si nevojë urgjente.

“Unë besoj në fjalët e miqve tanë dhe zotëri Kukan dhe zotëri Vajgl, pasi vazhdimisht janë angazhuar që vendi i jonë ta merr vendin e merituar mes vendeve të BE-së”, deklaroi Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version