Site icon Telegrafi

Ahmeti: BDI-ja është konstruktive në zgjidhjen e krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën Amerikane në Shkup ka takuar zyrtaren e lartë amerikane, Victoria Nuland, ndihmës-sekretare në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, si dhe Ambasadorin Amerikan në Shkup, Jess Baily, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Nuland diskutuan për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe të rikthehet fokusi në agjendën integruese euroatlantike.

Lideri i BDI-së siguroi ndihmës-sekretaren Nuland që BDI-ja është konstruktive në zgjidhjen e krizës, duke shprehur optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.

Sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti njohtoi të dërguaren amerikane, Nuland, për propozimet e BDI-së mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave./Telegrafi/

Exit mobile version