Kryetari i Bashkimit Demokratik për Itnegrim, Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme kuvendare.
Zgjedhjet i shef si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat.
Ndryshe, sot në konferencë për shtyp, kryeministri Zaev kërkoi organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të mosmarrjes së datës.