Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në rezidencën e Ambasadës amerikane në Shkup ku ka realizuar takim pune me Ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Baily dhe Ahmeti folën për rëndësinë e zhvillimit të proceseve në Maqedoni dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
”Të gjitha të arriturat në 15 vitet e fundit në vend janë realizuar në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe zgjidhjen e krizave, andaj dhe ky partneritet strategjik i BDI-së me aleatët euro-amerikan do vijojë nē frymën e pērmbushjes së interesit të pērbashkët, anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE.” tha mes tjerash Ahmeti.
Ahmeti i foli Baily-t edhe për ”Rryma të caktuara që duan pasiguri, paqëndrueshmëri dhe paparashikueshmëri gjeopolitike të vendit. BDI është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit, orientimit strategjik të vendit dhe partneritetin me Brukselin dhe ëashingtonin.” tha mes tjerash Ahmeti.
Baily e informoi Ahmetin se takime të njejta janë zhvilluar edhe me kryetarët e partive tjera./Telegrafi/