Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se nga mbi 7,000 biznese që kanë aplikuar për grant, 2005 biznese nuk kanë kaluar në mënyrë automatike.
Ahmeti ka thënë se lista e eliminuar do të publikohet me numra fiskal.
Ndërsa ka shtuar se nëse del që të ketë gabime nga ATK, do të hapin edhe procesin e ankesave.
Nga mbi 7,000 biznese që kanë aplikuar për grant nuk kanë kaluar në mënyrë automatike 2005 biznese
1. 726 biznese kanë qenë biznese të mesme ose të mëdha që nga ATK klasifikohen si biznese me qarkullim mbi 50,000 euro
2. 637 biznese të regjistruara sivjet – sepse ky fond nuk ishte për startup, pra ideja ka qenë biznese që pandemia i ka zënë në befasi
3. 300 biznese nga Komunat tjera – granti ka qenë për Prishtinë
4. 112 biznese – numri fiskal nuk ekziston në ATK
5. 57 biznese me numër fiskal të duplifikuar
6. 54 biznese që nuk janë aktive më – granti ka qenë për biznese aktive
7. 23 barnatore – nuk kanë qenë të ndaluara asnjëherë
8. 98 furra – nuk kanë qenë të ndaluara asnjëherë
“Në qoftë se mendoni se arsyeja është e pasaktë – pra që ATK nuk e ka informatën atëherë do të hapim edhe procesin e ankesave. Pra për informata të pasakta, por jo edhe për kriteret sepse ai proces ka përfundu”, theksoi Ahmeti.
Nga mbi 7,000 biznese që kanë aplikuar për grant nuk kanë kaluar në mënyrë automatike 2005 biznese
1. 726 biznese kanë…
Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, December 16, 2020