Telegrafi

Ahmeti: Apeloj deri tek qytetarët që të ruajnë gjakëftohtësinë, ne nuk ishim shkak për krizën (Foto)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar rreth Deklaratës së harmonizuar në mes BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, e dakorduar dhe nënshkruar në Shkup. Ahmeti thotë se kjo Deklaratë ka për bazë programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti poashtu ndër të tjera shkruan se kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cënon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje.

Ai poashtu apelon deri te qytetarët, që të ruajnë gjakëftohtësinë dhe mos të lejojnë që asnjëri të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë dhe adresa të dyshimta për ne. /Telegrafi/