Site icon Telegrafi

Ahmeti ankohet, pasi një qytetar tenton t’i largojë pengesat në shtigjet për biçikleta

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është ankuar sot, pasi një qytetar ka tentuar të largojë pengesat në shtigjet për biçikleta.

Gjatë këtyre muajve, komuna e Prishtinës ka filluar t’i bëjë shtigjet për biçikleta, ndërsa ka vendosur edhe pengesa në mënyrë që në këto shtigje të mos parkohen veturat.

“Pse mor vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmën e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version