Telegrafi

Ahmeti: Me anëtarësimin në BE do të shumëfishohen investimet e huaja

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një takimi të realizuar me përfaqësues të bizneseve në Tetovë, është shprehur se pa një ekonomi të përparuar, nuk ka politikë të shëndoshë e të qëndrueshme.

Ai ka përmendur anëtarësimin e vendit në NATO dhe ndikimin që ky anëtarësim ka patur në investimet e reja të huaja në vend.

“U bë zona e lirë e Tetovës, që për ne ka qenë një hap shumë i mirë, investimet vazhdojnë edhe tani që po flasim. Katër investime të reja janë vetëm brenda vitit që e lamë pas, dhe vitit që fillojnë, që takime të bëjmë me të gjithë të interesuarit dhe me ato që bëjnë ekonominë e vendit. Mirëpo për sigurinë dhe stabilitetin, duheshe të mbyllet problemi me palën greke, zgjidhja e këtij problemi e bëri vendin anëtar të NATO-s.

Në një takim që kisha me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore më thanë se: Me tu anëtarësuar Maqedonia në NATO kishin vërshuar me dhjetëra e dhjetëra biznesmenë të huaj për të blerë vende për ndërtim fabrikash, objekteve hotelierie dhe më bëri shumë përshtypje, sepse ato ma treguan me shifra”, ka thënë Ahmeti.