Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Tetovë, priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë Andrea Silvestri
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Silvestri bashkëbiseduan për marrëveshjen e Ohrit, zgjedhjet, reformat dhe sundimin e ligjit si dhe integrimin europian.
Kryetari Ahmeti theksoi që BDI dhe Fronti Europian ngadhënjyen në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por ky vullnet i qytetarëve u injorua nga mandatari padrejtësisht.
“Marrëveshja e Ohrit është garantues i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe i marrëdhënieve ndëretnike në vend.
Cënimi i legjitimitetit zgjedhor, ndërhyrja tendencioze ndaj gjuhës shqipe, etnisë dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat ndikon drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e vendit.
Marrëveshja e Ohrit është e garantuar nga BE dhe SHBA, ndërsa pjesë e zbatimit kanë qenë edhe NATO dhe OSBE.
Edhe largimi nga perspektiva europiane po tensionon qytetarët dhe po rëndon situatën politike në vend”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Dialogu politik nëpërmjet të respektimit të legjitimitetit zgjedhor të përfaqësuesve legjitim të komuniteteve etnike duhet të rivendoset me zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor të vitit 2025.