Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sulmet që po bëhen në Aleppo të Sirisë, janë turpi i njerëzimit.
“Aleppo sot është turpi i njerëzimit. Kjo pafuqi që po ndjejmë është e tmerrshme. Duke shikuar Aleppon dhe Sirinë, nuk po mund e të mos mendoj se po të ishin këto relacionet e sodit në vitin 1999, pra kjo Amerikë, kjo Rusi e kjo BE e këto shtete të BE-së e Trumpi e Brexiti etj. Kam ndjenjën që Kosova nuk do kishte fatin e njëjtë që e ka pas në vitin 1999”, shkruan Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/