Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për herë të parë për gjendjen e dhunës mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë ku ka thënë se është akt i shëmtuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti ka bërë thirrje për qetësi dhe për maturi.
Ai thotë se nuk do të jenë pjesë e takimit të thirrur nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.
”Veprimet do të vazhdojnë edhe më tutje, për forcuar institucionet me shumicën e re parlamentare.” ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/