Site icon Telegrafi

Ahmeti: 90 përqind e qytetarëve sot me maska, faleminderit të gjithëve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar qytetarët të cilët po i zbatojnë masat për parandalimin e COVID-19.

Ahmeti ka thënë se në rrugët e Prishtinës, 90 përqind janë me maska.

Postimi i plotë:

Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind me maska. Faleminderit të gjithëve.
Përveç që po e ruani vetën, kjo është kujdes ndaj të tjerëve. Mjekët po rrezikojnë jetën e vet për çdo ditë nga më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë.
Faleminderit edhe njëherë! /Telegrafi/

Exit mobile version