Site icon Telegrafi

Ahmeti: 40 persona që kishin pasur kontakt me 20 të infektuarit e së shtunës, kanë rezultuar negativ

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për testimet e fundit me COVID-19, në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se 40 persona që kishin pasur kontakt me 20 të infektuarit e së shtunës, pas testeve kanë rezultuar negativ.

“Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre.

Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Prishtina edhe zyrtarisht sot në orën 17:00, ka hyrë në karantinë.

Kjo si mënyrë për të luftuar sa më shumë coronavirusin.

Nga sot ndalohen hyrje-daljet në kryeqytet. /Telegrafi/

Exit mobile version