Site icon Telegrafi

Ahmeti: 29 vite shtet – kemi bërë rrugë të gjatë dhe të vështirë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar ditën e pavarësisë së Maqedonisë.

Ai shkruan se gjatë 29 viteve të shtetndërtimit, rruga ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

“Në 29 vite shtet kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë, e megjithatë edhe më tej ndodhemi para sfidave të mëdha. Është detyrë e jona që këto sfida,një nga një, ti zgjidhim sot, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe e prosperitet”.

“Urime ditën e pavarësisë së Maqedonisë së veriut dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve, por edhe miqve ndërkombëtarë që janë me ne e pran nesh në rrugëtimin tone”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version