Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se edhe 21 autobusë të rinj do të vijnë në Prishtinë.
Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se këta autobusë nga data 1 tetor 2018 do të jenë në qarkullim.
“Edhe 21 autobusët e tjerë sot nisen nga fabrika. Të hënën janë në Prishtinë ndërsa nga 1 tetori do të jenë në qarkullim edhe në linja tjera përpos 1, 3 dhe 4. Vazhdojnë me prioritetet e reja dhe implementimin e linjave të reja”, ka njoftuar Ahmeti.
Kujtojmë se 30 autobusët e parë ishin lëshuar në qarkullim para dy vite.
Vlera totale e këtij projekti arrin shumën e 13 milionë eurove, ndërsa kompania me të cilën është arritur marrëveshja për prodhimin e këtyre autobusëve është Iveco nga Çekia. /Telegrafi/