Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se 201 familje që janë në asistencë sociale, do të ndihmohen për blerjen e drunjve për ngrohje.
Ahmeti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se ky vendim është bërë në konsultim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.
“Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale ti ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje. Kjo nuk është shumë por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/