Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri me tani janë konfirmuar 91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet lejuar rritjen e më tejmë të rasteve.
Ai ka theksuar se periudha e ardhshme është e rëndësishme dhe “duhet ta kemi në dorë”.
“91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë. Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë.
E dimë që janë ditë të vështira këto, por ndoshta periudha e ardhshme është tre herë më e rëndësishme. Nuk bën të lejojmë rritjen eksponenciale të rasteve. Këtë e kemi në dorë, #bashkë. Veç #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/