Site icon Telegrafi

Ahmeti: 100 euro ndihmë për pensionistët e infektuar, 50 për qytetarët tjerë me COVID-19

Subjektet politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduan sot se vendimi për ndihmën prej 50 euro për të infektuarit me coronavirusvirus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të KK Prishtinë, të mërkurën me 25 nëntor.

Njoftimin e bëri, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shënimi në Facebook.

“Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmen prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të mërkuren me 25 nëntor, 2020”.

Ahmeti tha që është propozuar një ndryshim ku pensionistët e infektuar me coronavirus do të marrin ndihmë prej 100 euro për dallim nga qytetarët tjerë që marrin 50 euro.

“Deri të marten do të diskutojmë edhe më tutje për ta definuar modalitetin dhe kriteret. Një ndryshim që u diskutua sot është që vlera e ndihmës për penzionistë të infektuar me covid do të jetë 100 euro”.

Ahmeti ka felenderuar asambleistët për kontruktivitet, derisa ka thnënë se kjo ndihme bëhet për të sëmurët me coronavirus.

“Të gjitha këto në emër të shpenzimeve shëndetësore për shërbimet dhe medikamentet që nuk mund ti marrin në sistemin publik shëndetësor”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version