Site icon Telegrafi

Ahmetaj përsërit se për liberalizimin e vizave duhet të ratifikohet Demarkacioni

Ministrja e Integrimit, Mimoza Ahmetaj ka thënë të mërkurën se për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo këto komente i bëri në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim, në të cilën mbledhje raportoi edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, si dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti theksoi se  qëllimi i këtij takimi ishte raportimi i këtyre ministrave lidhur me çështjet që lidhen me procesin integrues.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha theksoi se në këtë takim është diskutuar për gjendjen e burgjeve në Kosovë. Ajo me këtë rast tha se ende nuk ka ndonjë raport final për rastin e vdekjes së Makollit në paraburgim.

 

Exit mobile version