Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj nuk ka garantuar se pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës do i hiqet regjimi i vizave.
Ahmetaj në emisionin “Republika” në TribunaChannel ka folur për çështjen e demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.
E pyetur nëse do të votohej demarkacioni këtë vit, a do të kishim liberalizim vizash për qytetarët e vendit, ajo u shpreh se për këtë nuk mund të përcaktoj afate kohore apo ndonjë datë eventuale se kur do të ndodh liberalizimi i vizave, por ambicia e tyre si qeveri është që ta realizojnë këtë gjë.