Site icon Telegrafi

Ahmetaj: Nga 134 vendvotime, 19 prej tyre i janë nënshtruar rinumërimit të plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës. Burim Ahmetaj nga QNR ka dhënë detaje për procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-së.

Ahmetaj ka thënë se me datën 8 mars ka nisur procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve.

“Fillimisht janë numëruar votat me kusht dhe me postë për subjektin politik të AAK-së”, ka thënë Ahmetaj.

Ai ka shtuar se pas përfundimit të rinumërimit të këtyre votave, ka filluar procesi i rinumërimit të vendvotimeve që ka marrë vendim PZAP.

“Nga ky proces i rinumërimit, nga 134 vendvotime që kanë qenë rinumërim i pjesshëm, 19 vendvotime është dashur ti nënshtrohen rinumërimit të plotë; sepse brenda tyre ka pasur fletëvotime të subjekteve tjera”, ka thënë Ahmetaj.

Ai ka shtuar se ky proces pritet të përmbyllet sot. /Telegrafi/

Exit mobile version