Site icon Telegrafi

Ahmetaj: Kosova është njëri ndër partnerët tanë kryesorë në tregti

Foto: Arkiv

Në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Prishtinë ka mbajtur fjalim edhe Ministri Finanacave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka thënë se shkëmbimi i përvojave mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy ministrive.

Marrëveshjet për Kosovën dhe Shqipërinë në fushën e tregtisë do të përshijnë :Dy udhëzime për zhdoganimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe lehtësira të shumta për eksportin dhe importin e Kosovës.

“Kosova njëri ndër partnerët tanë kryesorë në tregti, për këtë arsye po punohet për eliminimin e kontrolleve të dyfishta që binzeset të mos hargjojnë më shumë se një orë kontrollim në kufi. Dogana e Durrësist do të bëhet e përbashkët edhe për Kosovëen, që kufiri i Morinës të mos ekzistojë fare.Po ashtu do të ketë edhe risi edhe në shkëmbime elektronike për transaksione tregtare”, ka theksuar Ahmetaj.

Exit mobile version