Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka dhënë detaje në lidhje me votat me kusht.
“Nga procesimi i rregullt i materialeve zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht dhe pasi të procesohen edhe këto zarfe atëherë do ta dimë numrin e saktë se sa janë vota me kusht”, ka thënë Burim Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së.
Ahmetaj materialet nga 101 vendvotime janë vendosur në karantinë pasi sipas tij ka parregullsi.
Ai thotë se shumica e këtyre parregullsive lidhen me votat me kusht dhe në disa raste edhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së thotë se raportet janë të orës 12:00 të datës 18 shkurt./Telegrafi/