Mimoza Ahmetaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se vazhdimi i sotëm i seancës konstituive ishte “hajt pak” seancë, ku të gjithë thoshin diçka veç hajt dhe akuzonin sikur të ishin në prokurori.
Madje Ahmetaj dhe se pati akuza nga deputetë që janë vetë të akuzuar për terrorizëm, duke iu referuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.
“Sot u pa që edhe partitë tjera nuk e patën kuorumin, nuk është se edhe partitë tjera ishin prezente në Kuvend”, tha Ahmetaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Seanca e sotme ishte ‘Hajt pak’ seancë. Seancë në të cilën nuk do të duhej deputetët të deklaroheshin. Aty nuk është prokurori, prandaj nuk lejohen deklarata linçuese. Deklarimet ishin ekstreme, nuk u ka hije deputetëve, aq më pak deputetët që janë të akuzuar për terrorizëm”, tha ajo.
Ahmetaj shtoi se “PAN do të marrë pjesë në takimin konsultativ që do të mbahet të mërkurën. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë këtij vendimi”.