Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e tretë në kuadër të Europe Cup.
Prishtinasit kanë qenë mysafirë të skuadrës ukrainase të Khimikut, megjithëse, ndeshja u zhvillua në Pallatin Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Pas takimit ka folur trajneri i skuadrës sonë, Ahmet Knademir, i cili ka treguar çelësin e suksesit të “Plisat”.
“Prej së ka filluar Europe Cup nuk i kemi lënë të shënojnë më shumë se 60 pikë. Ky ishte avantazhi ynë për t’i fituar këto ndeshje. Kemi arritur një epërsi, por kemi edhe tre ndeshje të tjera. Me mbrojtje të tillë dhe ngritje të paraqitjeve do të mundohemi të arrijnë në 16 ekipet më të mira”, tha Kandemir.
Në ndeshjen e radhës kundërshtar i Sigalit do të jetë skuadra turke e Demir Insaat Buyukcekmece, por trajneri nuk i interesojnë rivalët.
“Edhe skuadra belge është e fortë, por ne do të mundohemi të fitojmë edhe në ndeshjet tjera. Për mua nuk ka rëndësi nëse do të renditemi në vendin e parë apo të ditë, por kërkojmë që të kualifikohemi më tutje”, tha trajneri turk.
Ai më tutje deklaroi se për momentin nuk po mendojmë për transferime, por po bazohemi në lojtarët vendor që do të jenë të dobishëm edhe për basketbollin e Kosovës.
Kujtojmë se te dyja takimet u zhvilluan në kryeqytetin e Kosovës, pas një marrëveshje në mes të dy klubeve, meqenëse Ukraina nuk i njeh pasaportat e shtetit tonë.
Pas kësaj, Prishtina ka bilanc prej tre fitoreve nga po aq ndeshje ndërsa ukrainasit kanë tre humbje dhe asnjë fitore në grupin G. /Telegrafi/