Site icon Telegrafi

Ahmet Isufi nuk tregon nëse opozita do ta pengojë inaugurimin e Thaçit President

Opozita e bashkuar e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ende nuk ka vendosur nëse do ta pengojë ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit President të Kosovës.

Ahmeti Isufi, nënkryetar i AAK-së, i pyetur në Info Magazine të Klan Kosovës se a do të ndërmarrin diçka për të penguar Thaçin, ai tha se ende nuk është vendosur.

“Do të jemi në konsultime dhe do të dalim me informata të plota”, ka pohuar shkurt Isufi.

Ndërsa ka thënë se opozita e mendon zgjedhjen e Thaçit President si jo-kushtetuese.

“Ne e kemi quar lëndën në Gjykatën Kushtetues dhe konsiderojmë se ka elemente që mund të ketë shkelje kushtuese”, tha ai.

Exit mobile version