Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi në vazhdimin e seancës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se kryeparlamentari nuk është dashur të lejojë hapje të debatit për ngjarjet që ndodhën të hënën me arrestimin e Marko Gjuriqit dhe atë të ditës së djeshme ku u deportuan për në Turqi gjashtë shtetas turq që jetonin në Kosovë.
“Nëse këtu shkelet rregullorja atëherë nga shkeljet e vogla bëhen edhe shkeljet e mëdha që po ndodhin në Kosovë.
Në Kuvend nuk respektohet rendi i ditës por hapet debat për temat që mund të diskutohen në seanca të tjera”, ka thënë Isufi. /Telegrafi/