Site icon Telegrafi

Ahmadinejad nuk lejohet të garojë në presidencialet e Iranit

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se trupi i ngarkuar me verifikimin e kandidatëve për president ka skualifikuar ish-presidentin Mahmud Ahmadinejad nga gara.

Zgjedhjet presidenciale në Iran do të mbahen muajin e ardhshëm.

Ahmadinejad ka qenë president nga viti 2005 deri në vitin 2013 dhe ka qenë i njohur për retorikën e tij nxitëse ndaj Izraelit, për dyshimet mbi Holokaustin dhe përpjekjet e tij për të devijuar programin bërthamor të Iranit, transmeton rel.

Ndonëse udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i kishte kërkuar atij që të mos kandidonte, Ahmadinejad tronditi vendin duke u regjistruar javën e kaluar.

Khamenei tha se kandidatura e Ahmadinejadit do të krijonte “situatë të polarizuar që do ta dëmtonte vendin”.

Exit mobile version