Site icon Telegrafi

Ahmadinejad: Këshilli i Sigurimit “simbol i padrejtësisë”

"Në këtë Këshill disa shtete të caktuara anëtare kanë privilegje të veçanta pasi që njëkohësisht padisin dhe me këtë marrin rolin e paditësit dhe japin dënime si gjyqtarë, e përgjatë tërë kësaj kohe gëzojnë imunitet të plotë", ka vlerësuar Ahmadinejad në takimin ndërkombëtar të gjyqtarëve që po mbahet në Teheran.

"Sistemi udhëheqës në Këshillin e Sigurimit të KB-së është simbol i padrejtësisë efektet e të cilit godasin mbarë botën", ka theksuar presidenti iranian.

Ahmadinejad disa herë në të kaluarën ka kërkuar reformimin e Këshillit të Sigurimit, duke pohuar që nuk ekziston asnjë organ ndërkombëtar që mund t’i shtyhet me këtë organ të organizatës botërore, ka rikujtuar DPA.

"Kriminelët e botës sot vazhdojnë me krimet e tyre, pa frikë që do të dënohen”, ka thënë Ahmadinejad, duke menduar në SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe rishtazi Francën.

Exit mobile version