Telegrafi

Ahmadinejad, i gatshëm të bëhet astronauti i parë i Iranit

Javën e kaluar Irani ka dërguar raketën e parë në hapësirë ku ishte i vendosur një majmun dhe i cili është kthyer më pas i sigurt në tokë. Irani e ka quajtur këtë si një hap të suksesshëm drejtë programit të tyre për fluturime në hapësirë.

Në vitin 2010, Irani kishte dërguar një raketë e cila në ekuipazhin e saj barte një mijë, një breshkë dhe disa krimba.

Mandati i dytë dhe i fundit i Ahmadinejadit si president i shtetit, do të përfundojë në qershor të këtij viti.

Shkencëtarë iranian dhe vetë Ahmadinejadi kanë thënë se fluturimi i këtij të fundit nuk mund të bëhet të paktën edhe 4 vite. /Telegrafi/