SHBA ka akuzuar Ahmad Khan Rahami për vendosjen e bombave në New York dhe New Jersey.
Sipas medieve të huaja, 31 persona kishin mbetur të plagosur nga shpërthimi i bombës në Manhattan, ditën e shtunë, transmeton KosovaPress.
Zyrtarët bëjnë të ditur se Rahami është akuzuar për vrasje në tentativë.
Akuzat e reja federale përfshijnë përdorimin e pajisjes shkatërruese, shpërthim i bombës dhe shkatërrim i pronës, shkruan BBC.