Site icon Telegrafi

Jahjaga takim me kryetarët e Komunave, lavdërohet nga kryeministri Mustafa

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga në ditën e saj të fundit si presidente, zhvilloi një takim me disa prej kryetarëve të Komunave të Kosovës ku u debatua rreth “Zhvillimit Ekonomik Lokal”.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga, së bashku me tri përfaqësuesit e Odave ekonomike në Kosovë, tregoi se për dy muaj e gjysmë u njoftua nga Komunat për gjendjen dhe problemet që autoritet komunale janë përballur, raporton Zëri.info.

I pranishëm në diskutimin e organizuar nga Jahjaga ishte edhe kryeministri i Republikës, Isa Mustafa. “Këtë takim e konsiderojë të dobishëm. Falënderoj presidenten për punën e saj pesë vjeçare. Vlerësoj se është bërë një punë e madhe, infrastrukturën rrugore, shkollore nëpër Komunat e Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version