Telegrafi

Ahengjet, dasmat, seminaret dhe veprimtaritë e tjera ndalohen me vendimin e ri të Qeverisë

Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Qeveria ka marrë vendim të ndalojë të gjitha tubimet publike, ahengjet e dasmat.

Kështu është bërë e ditur në pikën 13 të këtij vendimi.

Lexo po ashtu Qeveria miraton masat e reja antiCOVID-19, hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtaritë fetare (përveç familjes së ngushtë), si dhe çfarëdo forme tjetër e organizimit me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim”, thuhet në vendim.

Po ashtu në pikën 12 të këtij vendimi thuhet “Ndalohet grumbullimi i qytetarëve prej më shumë se 5 personave në sheshe publike, parqe dhe vende publike, me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim”

Sipas këtij vendimi komunat do të ndahen në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit. /Telegrafi/