Duket se aktori shqiptar nuk është i kënaqur me situatën politike në Kosovë.
Bëhet fjalë për Vedat Bajramin, i cili ka publikuar një video skeç në llogarinë personale në Instagram teksa qan hallin e shtetit kosovar.
Aktori shihet në veshje kombëtare duke shikuar një hartë të Shqipërisë Etnike, transmeton Telegrafi.
“Ah moj Kosovë qe të morën në qafë”, ka shkruar aktori përbri videos në Instagram.
Nuk dihet nëse kjo video është pjesë e ndonjë projekti apo e reklamave të kompanisë telefonike Vala. /Telegrafi/