Site icon Telegrafi

Agushi, zhongleri më i njohur në botë

Agim Agushi është ai që pas Vitisë do ta fusë edhe Prekazin në këtë libër të rekordeve, falë zhonglimit me top. Agushi tashmë ka caktuar edhe datën e kësaj ngjarjeje, e cila do të mbahet më 5 maj të vitit të ardhshëm. Ai gjatë këtij muaji do të aplikojë në Londër dhe kërkesa pritet të aprovohet pas 12 javësh, sipas procedurës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Agushi është rekordmen botëror dhe i Guinnesit nga Kosova për zhonglimin e topit në disiplina të ndryshme. Ai ka një arsye të fortë për të kërkuar rekordin e tretë në Guinnes.

“Këtë do ta bëjë për nder të dëshmorëve për shkak se data 5 maj është Dita e Dëshmorëve. Dua t’i nderoj të gjithë dëshmorët që dhanë jetën, në mënyrë që ne ta shijojmë këtë liri. Kurse Prekazin kam zgjedhur për shkak të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe ky fshat është zanafilla e UÇK-së”, ka thënë Agushi 45-vjeçar, që është i lindur në Smirë të Vitisë.

Exit mobile version