Telegrafi

Aguilera ekspozon më tepër sesa duhej gjatë performancës në Las Vegas

Christina Aguilera (Foto: Getty Images/Guliver/X17online.com)

Christina Aguilera ka pasur probleme me rrobat e saj gjatë performancës skenike në Planet Hollywood të Las Vegas.

Këngëtarja i kishte marrë të gjitha masat që e gjithë vëmendja të ishte tek ajo duke zgjedhur një fustan, i cili ishte i hapur në disa vende.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Christina Aguilera

Porse, pjesa e gjoksit ishte tepër e hapur saqë 38-vjeçarja është ekspozuar më tepër sesa është dashur.

Christina Aguilera (Foto: X17online.com)

Në një moment, asaj i janë shfaqur ngjitëset përmbi thimthat gjatë performancës pasionante në skenë.

Megjithatë, autorja e hitit “Lady Marmalade” ka treguar profesionalizimin e vet duke vazhduar me interpretimin për ta tejkaluar momentin e pakëndshëm. /Telegrafi/