Telegrafi

Aguerro preferon Chelsean

Aguero shpesh është lidhur me një transferim në ndonjërin prej klubeve të mëdha si
Manchester United, City, Inter, Chelsea, Real Madrid. Por duket se argjentinasi ka hedhur shikimin e tij kah ekipi Stamford Bridge.

“Chelsea është një klub i madh. Në disa vitet e kaluara ky është bërë një prej klubeve më të frikshme. I shoh futbollistët si Didier Drogba dhe Frank Lampard dhe ata kanë qenë dhe janë prej më të mirëve në pozitat e tyre. Vërtet do të doja të mësoj nga futbollistë si ata, nuk ka dyshim në këtë”, ka thënë Aguero për Daily Express. /Telegrafi/