Telegrafi

Aguero: Largohem nga Manchester City shumë shpejtë

Aguero është sulmuesi më i madh në histori të Man Cityt

Sergio Aguero është i hapur që të largohet nga Manchester City në vitin 2019, ndërsa dëshira e tij e madhe mbetet kthimi në Independiente.

Aguero kishte kaluar gjashtë vite te Independiente si i ri ku u bë edhe lojtar. Ai pastaj kaloi te Atletico Madridi, ndërsa më vonë të City.

Sulmuesi 29 vjeçar ka kontratë me klubin deri në vitin 2019.

“Doli që Milani dhe Real Madridi më donin mua dhe – nuk e di ku e lexova – por ata thanë: ‘Dëmtuam ëndrrën e Independientes”.

“Por ideja ishte gjithmonë që të kthehesha në Independiente kur kontrata ime me Cityn skadon në 2019”.

“Kam një mundësi që tas zgjat edhe për një vit me Cityn, por gjithsesi është një opsion”.

“Ideja është që të kthehem”.

Aguero aktualisht është golashënuesi më i mirë në Ligë Premier me tetë gola, por ka pasur një lëndim që e  ka ndalur.

Sulmuesi zbuloi të mërkurën se lëndimi i tij ndodhi sepse rripin e tij të sigurisë ishte shumë i ngushtë. /Telegrafi/