Telegrafi

Aguero: Vështirë se do të luajmë në LK sezonin e ardhshëm

Pas fitores ndaj Osasunës, Atletico gjendet në pozitën e 10-të në tabelën e La Ligës, dhe gjasat për të siguruar vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve janë minimale.

“Ne nuk do të mashtrojmë askënd. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të jetë shumë i vështirë, dhe ekipet para nesh do të duhet të dështojnë. Është shumë vështirë, por kurrë nuk i dihet”.

“ Nëse jo, atëherë do të tentojmë të sigurojmë një vend për Europa League”, ka thënë Kun Aguero. /Telegrafi/