Telegrafi

Aguero shkatërron veturën e 80 mijë eurove në aksidentin e pësuar sot

Sergio Aguero i ka shpëtuar më të keqes pasi sot (e mërkure) ka pësuar aksident me veturën e tij.

Ylli i Manchester City kishte pësuar aksident me Rang Roverin duke e dëmtuar veturën e 80 mijë eurove në pjesën e përparme.

Por, burimet brenda Citizens kanë bërë me dije se sulmuesi argjentinas ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, derisa vetura duket shumë e dëmtuar.

Aguero nuk ishte pjesë e kombëtares në ndeshjen miqësore ndaj Ekuadorit dhe Gjermanisë shkaku i një lëndimi që ka.

Skuadra e kampionit të Ligës Premier nuk ka stërvitur sot, mirëpo që nga nesër do të fillojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Crystal Palaces që zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

City aktualisht është tetë pikë mbrapa Liverpoolit në ligën angleze derisa i pret një përballje aspak e lehtë ndaj ‘The Eagles’. /Telegrafi/