Telegrafi

Aguero shënon golin e 100-të në Ligën Premier (Video)

Kun Aguero ka arritur ta kaloj në epërsi skuadrën e tij kundër Newcastle Unted, ndërsa ky ishte goli i tij i 100-të në Ligën Premier.

Argjentinasi prej se ka ardhur nga Atletico Madridi është shndërruar në lojtarin kryesor të kësaj skuadre.

Për t’i shënuar 100 gola, Agueros iu deshën 147 ndeshje. Vetëm  Alan Shearer ka një mesatare më të mirë se argjentinasi ku ai e arriti këtë shifër për 124 ndeshje.

Aguero është edhe në garë për shënuesin më të mirë në Ligën Premier me 22 gola.

Ai është në garë me Harry Kane dhe James Vardyn./ Telegrafi/