Telegrafi

Aguero shënon gol të bukur me parabolë pas asistimit të portierit Ederson

Sergio Aguero (Getty Images)

Manchester City ka gjetur shpejt golin e parë në ndeshjen e javës së dytë të Ligës Premier ndaj Huddersfield.  

Është sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, i cili ka shënuar për epërsinë e Cityt 1-0.

Goli i argjentinasit erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes.

Megjithatë, e rëndësishmja e këtij golit është se erdhi pas asistimit të portierit Ederson.

Portieri brazilian dha një asistimi të saktë nga vija e 5- metërshit të portës së tij. /Telegrafi/