Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero është pyetur për kontratën e tij, por nuk ka asnjë ide për kohëzgjatjen e kontratës së tij në Manchester Cityn.
Goli i yllit argjentinas të në Napoli të mërkurën e Ligës së Kampionëve ishte i 178-ti i tij për Cityn, duke kaluar rekordin 78-vjeçar të legjendës Eric Brook.
City këmbëngul se Aguero, 29 vjeçar, nënshkroi një zgjatje njëvjeçare të marrëveshjes së tij deri në vitin 2020, edhe pse nuk u njoftua zyrtarisht.
Aguero ka qenë i kujdesshëm në konfirmimin e tij, pasi më parë i tha klubit të tij të parë Independiente se do të kthehej atje.
Por, kur u pyetën për skadimin e kontratës së tij, ai u shpreh me shumë konfuzion duke deklaruar se nuk e di.
“Nuk e di, nuk e mbaj mend”, ka thënë fillimisht sulmuesi argjentinas.
“Mendoj se është 2019, por unë do të duhet të kontrolloj përsëri atë”, përfundoi Aguero.
Ndryshe, Aguero është ylli kryesor i skuadrës që nga transferimi i tij para shtatë viteve nga Atletico Madridi. /Telegrafi/