Sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në pjesën e mbetur të stinorit.
Sergio Aguero është detyruar t’i nënshtrohet një operimi në gju për të sanuar lëndimin dhe për të sezoni me Manchester Cityn është mbyllur para kohe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi argjentinas ka njoftuar se operacioni është kryer me sukses.
“Pas operimit në gju tash do të nisi fazën e rikuperimit”.
“Jam shumë i motivuar për t’u kthyer sa më shpejtë në fushë” , ka shkruar Aguero në Twitter.
Aguero tani ka për synim të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës, e cila fillon në muajin qershor.
Kjo do të jetë e vështirë, por lojtari do të provojë deri në fund.
Ai sapo e ka fituar titullin në Angli ./KP/